Lajme

Vjosa Osmani: Lidhja e Prizrenit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme historike

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 10 June 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kjo lidhje vulosi orientimin tonë properëndimor.

Osmani ka shkruar se Lidhja e Prizrenit është  njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme historike.

“Në kohën e përplasjeve të mëdha politike ndërkombëtare dhe të rrezikut për copëtim të trojeve shqiptare, patriotët tanë, të cilët kishin pikëpamje të qarta për zhvillimin e kombit, por edhe orientim të qartë properëndimor, e vulosën orientimin tonë politik dhe i dëshmuan edhe një herë rrënjët tona kulturore”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Gjithashtu Osmani thotë se i jemi mirënjohës veprimtarisë patriotike të Abdyl Frashërit, Imer Prizrenit e qindra atdhetarëve të tjerë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera