Lajme

Vjosa Osmani kujton demonstratat e ’81-së: Guximi i studentëve mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 11 March 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, duke theksuar se e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet.

Tutje, ka thënë se guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë.

“Këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet. Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë”.

-Advertisement-

“Trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore. Guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera