Lajme

Vjosa Osmani kritikon Hotin në SHBA: Bëri njëri nga gabimet më të mëdha ndonjëherë në lidhje me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 08 November 2021

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në diskutimin rreth të ardhmes së Kosovës në kuadër të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare John Hopkins.

Ajo, foli për Marrëveshjen e Washingtonit e cila ishte nënshkruar në kohën kur kryeministër i vendit ishte Avdullah Hoti ndaj të cilit dha kritika për pranimin e idesë që Kosova të mos lobojë për një periudhë për njohje dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, shkruan Zeri.info

“Ai ishte njëri prej gabimeve më të mëdha që ka bërë ndonjëherë ndonjë kryeministër apo lider kosovar në ndonjë proces që lidhet me Serbinë, duke e barazuar disi përpjekjen dhe luftën për të marrë më shumë njohje si shtet deklarata e pavarësisë e së cilit është në pajtim të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ta barazosh atë që e ke bërë dhe që e ke arritur dhe që ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar me atë që Serbia po e bënte ilegalisht duke përdorur mënyra ilegale në procesin e tërheqjes së njohjeve ishte njëri prej gabimeve të mëdha sepse e bënte disi politikën kosovare sikur varej nga ajo që thotë Serbia”, tha ajo para të pranishmëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera