Kulturë

Vjosa Osmani komenton Rita Orën për veshjen tradicionale

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 09 February 2021

Gjatë ditës së djeshme, Rita Ora prezantoi një insert të shkurtër të videoklipit të ri që lansohet me 12 shkurt, ku u shfaq e tëra me veshje kombëtare.

Ishte Valdrin Sahiti ai i cili kishte bashkëpunuar me këngëtaren me kërkesë të saj. Ajo donte të prezantonte sa më mirë traditën dhe veshjet kombëtare shqiptare, dhe Valdrini bëri një punë të shkëlqyeshme.

-Advertisement-

Edhe Vjosa Osmani reagoi në lidhje me këtë lajm të mirë, duke postuar në llogarinë e saj në Instagram.

“Kur Rita Ora dhe Valdrin Sahiti bashkojnë forcat për të promovuar traditën tonë si s’ka më mirë. Ju lumtë”, shkruan ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera