Lajme

Vjosa Osmani “këshillon” Albin Kurtin si ti trajtojë shtetet partnere

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 23 February 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot rreth marrëdhënieve të institucioneve të Kosovës me aleatët, duke iu bërë thirrje atyre që ata t’i shohin si ekzistencialë.

Në këtë kontekst, ajo ka përmendur edhe problemet me sigurinë, duke thënë se Serbia synon çdo ditë të “gllabërojë tokën e Kosovës”.

“Unë i inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, secilin që merret me politikë që të bëjë çmos që këto relacione, në veçanti me SHBA-në, me Mbretërinë e Bashkuar, me shtetet e BE-së, që gjithmonë na kanë qëndruar pranë t’i konsiderojmë jo vetëm si të rëndësishme, por si ekzistenciale për suksesin e shtetit tonë, sepse historia e ka dëshmuar këtë dhe kjo dëshmohet në çdo veprim tonin”.

-Advertisement-

“Kosova është shtet që natyrisht është demokraci e zhvilluar dhe e konsoliduar, por të mos harrojmë që kemi probleme të mëdha të sigurisë. Në kufi e kemi një shtet që çdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës, që çdo ditë synon gllabërimin e territorit tonë, që çdo ditë synon edhe sot 25 vjet pas lufte, vrasjen e qytetarëve tonë siç e pamë edhe me vrasjen e heroit Afrim Bunjaku. Në këto sfida, neve na duhen aleatët tonë, neve na duhen partnerët tonë. Pra, jo vetëm si shenjë falënderimi për atë që kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion për atë se çka na duhet në të ardhmen. Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë. Në fakt as një shtet në botë s’mund të ecë vetë”.

Ajo tha se as SHBA-ja e potencon që duhet të ecë me partnerë e aleatë.

“Pra, ta thjeshtësoj – nëse duam të kemi sukses në rrugën përpara, duhet ta bëjmë këtë me aleatët. Nuk mundet Kosova të ketë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e aleatëve. Edhe Kushtetua edhe aleatët, se përjashtojnë njëra-tjetrën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera