Lajme

“Vjosa Osmani ka të drejtë ta mbajë flamurin e Rugovës kudo privatisht, por assesi në Presidencë”

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 07 April 2021

Artisti kosovar, Genc Prelvukaj, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar politik në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Bujqësisë, ka reaguar ndaj një fotografie të presidentes Vjosa Osmani, në të cilën shihet flamuri Dardan gjatë një takimi që shefja e shtetit ka pasur me ambasadorin amerikan në Presidencë.

Prelvukaj ka thënë se i pëlqen dizajni i flamurit Dardan, megjithatë thotë se meqenëse nuk është as flamur shtetëror e as etnik, përfaqëson vetëm bindje të ngushtë politike dhe si i tillë është gabim të mbahet në institucionin e presidencës.

ZYRTARE: Kështu do ti kompensojë Ministria e Financave bizneset për mbylljen 12 ditëshe

-Advertisement-

 

“Personalisht më pëlqen dizajni i flamurit, të cilin nuk kam ide kush e ka dizajnuar, por që njihet si flamuri i Rugovës. Ai ka qenë i menduar për flamur shtetëror të Kosovës, por gjërat shkuan ndryshe dhe tani zyrtarisht kemi tjetër. Kësisoj, meqenëse nuk është as shtetëror dhe as etnik, ky flamur pëfaqëson bindje shumë të ngushtë politike”, ka shkruar Prelvukaj.

Prelvukaj thotë se presidentja mund ta mbajë atë flamur privatisht, por në asnjë formë në Presidencë, meqë aty duhet të jetë adresa e unifikimit.

“Vjosa Osmani ka të drejtë ta mbajë kudo privatisht por asesi në Presidence, e cila duhet të jetë adresë unifikuese popullore”, shton artisti.

Ai thotë se flamuri kuq e zi mund të vendoset aty, meqë unifikon gjithë shqiptarët.

“Nëse ke vendosur që përkrah flamurit zyrtar të jetë edhe një tjetër atëherë duhet të jetë flamuri kuq e zi, që është pikë e përbashkët e shqiptarëve kudo që ndodhen. Një flamur që ka kuptim dhe rëndësi në botëkuptimin etnik”, thekson tutje Prelvukaj.

Ai në fund thotë se Vjosa Osmani votat i ka marrë duke qenë pjesë e Vetëvendosjes, derisa kujton se këta të fundit, përveç që nuk e njohin flamurin e Rugovës, kanë rezerva edhe ndaj atij shtetëror të Kosovës.

Në fund, Prelvukaj thotë se vendosja e flamurit Dardan është gabim.

“Përveç kësaj, duhet ditur që Presidentja votat i ka marre në kuadër të një subjekti politik që lëre që nuk e njeh flamurin e Rugovës por ka shumë rezervë edhe ndaj atij shtetëror.

Veprim i gabuar”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera