Lajme

Vjosa Osmani injoron LDK-në, nuk merr pjesë në mbledhjen për programin qeverisës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 21 May 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur të ënjtën për të diskutuar rreth programit qeverisës.

Mirëpo edhe kësaj here nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani nuk ka qenë e pranishme.

Këtë e ka konfirmuar, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili tha se Osmani ka qenë e ftuar në këtë takim por nuk ka ardhur.

-Advertisement-

“Ne e patëm një takim konsultativ, grupi parlamentar i LDK-së së bashku me kandidatin për kryministër, ku diskutuam në një mënyrë të detajuar programin qeverisës dhe planin e punës të qevrisë, pati diskutime dhe komente të cila u inkorporuan në program dhe besoj që ishte një punë shumë kualitative”

“Të gjithë kanë qenë të ftuar edhe Osmani , por nuk ka ardhur”, ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera