Lajme

Vjosa Osmani ia shkëput kontratën William Walkerit

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 10 December 2020

Kontrata mes Presidencës dhe Walker kishte afat deri më 31 dhjetor të këtij viti, me mundësi vazhdimi. Ishte ai që që i tregoi botës, se në Kosovë po kryhej gjenocid. Falë deklaratës së tij, bota ktheu sytë nga Kosova, shkruan Televizioni 7.

Por lobimi i ambasadorit Wiliam Walker, nuk u ndal kurrë për Kosovën.

Së fundi këtë e bënte pas një kontrate nënshkruar në gusht mes zyrës së Presidentit të Kosovës, dhe Fondacionit të ambasadorit William Walker.

-Advertisement-

Angazhimi i tij, ishte që ta këshillonte Hashim Thaçin.

E për këto konsulenca që kryente, fondacioni paguhej 7 mijë euro në muaj.

Sidoqoftë një kontratë e tillë mes presidencës e fondacionit të ambasadorit, nuk është më në fuqi.

Ndonëse kishte afat deri në fund të këtij muaji, atë e ka shfuqizuar tashmë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Por, kjo e fundit nuk e pranon një gjë të tillë.

E pyetur nga T7, thotë se kontrata ka skaduar.

E raportet punëve të kryera me këtë kontratë, nuk gjenden në Presidencë.

“Kemi kërkuar qasje në të gjitha raportet e punëve të kryera për kohën sa ajo kontratë ishte në fuqi, por deri më tani ato nuk janë gjendur në Presidencë”

Sipas ish – anëtares së Komisionit Parlamentar për shpenzimet për lobim, Arbërie Nagavcit, edhe sa në kohën e këtij komisoni, raportet u dorëzoheshin jo të plota.

Edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerësojnë se institucionet duhet të jenë transparente, pasi lindin dyshime.

“Kur institucionet tentojnë të mos jenë transparentë, lind dyshimi se çfarë po fshihet. Kosova ka nevojë për lobim, duhet të jenë transparente sa e lejon interesi i vendit”, ka thënë Ehat Miftaraj nga KDI.

Miftaraj komenton edhe vendimin e Osmanit për ta shfuqizuar kontratën.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për marrëveshje të tilla me figura të shquara, duhet të jetë e kujdesshme për të mos cënuar përsonalitetin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera