Lajme

Vjosa Osmani i kërkon Shqipërisë nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 15 August 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot me një ceremoni presidenciale, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili për herë të parë si president jashtë vendit sot ka vizituar Kosovën.

Osmani pas takimit me homologun e tij të Shqipërisë, në një konferencë për media ka propozuar që të mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve.

Presidentja po ashtu tha se ky është një propozim i kamotshëm i saj.

-Advertisement-

Osmani u shpreh se është koha që të bëjnë hapa të duhur në këtë drejtim që të mbrohet siguria e dy shteteve.

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjelle me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera