Lajme

Vjosa Osmani, Hotit: Tregoni seriozitet ose nuk do ta votoj pakon për rimëkëmbje

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 12 October 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e jashtëzakonshme për votimin e pakos për rimëkëmbjen ekonomike ka shprehur kritika të shumta për qeverinë Hoti, e konkretisht drejtuar kryeministrit, Avdullah Hoti.

Osmani ka kërkuar nga Hoti që të ndajë 5 minuta kohë dhe të bisedojë me të dhe kryesuesit e grupeve parlamentare në ndryshimin e kësaj pakoje në mënyrë që ajo të kalojë pse përndryshe nuk do të ketë mbështetjen e saj dhe as të deputetëve.

“I jam përgjigj i kam thëne për hir tëndin Arben unë e kam votuar për pesë herë, në qoftë se dëshironi seriozitet kryeministri duhet të ndajë 5 minuta kohë për këtë pako.

-Advertisement-

Nuk ke nevojë të bësh replika ndaj një fjalimi që nuk e kisha me ju por me kryeministrin i cili nuk i ka ndarë as 5 ,minuta duke e shkatërruar një traditë bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Qeverisë.

Ai nuk i gjen as 5 minuta të bisedojë me kryetaren e kuvendit për një ligj për rimëkëmbje ekonomike kur thoni që është kaq i rëndësishëm.

Le të kalojë në leximin e parë ky ligj, mirëpo nëse qeveria nuk bën përpjekje për të ndryshuar këtë ligj atëherë nuk do ta ketë as përkrahjen time dhe as të disa deputeteve të tjerë”, ka deklaruar Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera