Lajme

Vjosa Osmani gjatë vizitës në FSK: E tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 09 June 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

“E tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta. I falënderoj ushtrinë tonë për shërbimin dhe dedikimin e tyre ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Ajo po ashtu, ka treguar edhe se për çfarë diskutuan.

“Ushtria jonë po zhvillohet gjithnjë e më tepër konform standardeve të NATO-s, ku meritokracia dhe profesionalizmi janë vlera mbizotëruese të saj”, ka shtuar Osmani.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera