Lajme

Vjosa Osmani flet përsëri për Samitin: Kosova është një projekt i përhershëm

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 18 May 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë pas pjesëmarrjes në Samitin e Bërdo-Brijunit, ka folur përsëri takimin me presidentët e Ballkanit.

Osmani ka thënë se në këto takime me liderët e Ballkanit Perëndimor, kanë theksuar se e ardhmja e rajonit është anëtarësimi në Bashkim Evropian dhe në NATO.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook tha se Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe pjesëmarrja jonë në nisma rajonale dhe ndërkombëtare bazohet çdoherë në trajtimin e barabartë me shtetet pjesëmarrëse.

-Advertisement-

“Pata diskutime të frytshme bilaterale me Presidentin Millanoviq të Kroacisë, Presidentin Gjukanoviq të Malit të Zi, Presidentin Pendarovski të Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin Meta të Shqipërisë”, shkroi ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera