Vjosa Osmani e vetme mori vota sa e gjithë AKR-ja
Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 19 Maj 2017
Isa Mustafa përjashtimin më me qejf që do ta bënte nga të rebeluarit e partisë së tij, do të ishte ish deputetja Vjosa Osmani, por këtë nuk po e bën me lehtësi, sikurse e bëri me Shpejtim Bulliqin e Adem Salihajn.
Deputetja Vjosa Osmani në zgjedhjet e kaluara të vitit 2014, kishte arritur që t’i merrte si e vetme 30,431 vota. Kurse, Behxhet Pacolli në zgjedhjet e vitit 2014 nuk kishte arritur as sa gjysma e votave të Vjosa Osmani. Ai kishte gjithsejtë 14,520 vota.
Nëse kjo krahasohet edhe me gjithë partinë e Behgjet Pacollit, prapë del se vetme Vjosa Osmani mori vota sa e gjithë AKR, në kohën kur në parti e kishte edhe Mimoza Kusari-Lilën.
LDK nëse e përjashton Osmanin, e cila refuzoi të votojë Mustafën për kryeministër, në parlament do ta ketë një deputet rebel më pak, por rrezikon të humb vota të cilat partisë do t’i sillnin deputetë aq sa partia e Pacollit, të cilës i kanë dhënë rreth 30 për qind të listës për deputetë.
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri te përfundimi i afatit për dorëzimin e listës për deputetë në KQZ, Osmani sipas burimeve të Gazeta Metro, është duke u kontaktuar nga parti të tjera, që atë e donë në listat e tyre.
Sipas rezultatit zyrtar të KQZ’së, Osmani, në vitin 2014 kishte marrë 39,911 vota, duke u bërë njëra nga deputetet më të votuar në Kuvendin e Kosovës.
Osmani deri vonë shumë e afërt me Mustafën, kishte dalë kundër shefit të saj, kur LDK pranoi të hyjë në qeveri në koaliicon me PDK’në.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...

































