Vjosa Osmani e Glauk Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Lybeniqit

Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 01 April 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë bërë homazhe në nderim të viktimave të agresionit serb në Lybeniq të Pejës.
Presidentja Osmani tha se pa sakrificën e tyre, Kosova nuk do të mund të gëzonte lirinë e saj.
“Këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka deri në më të shtrenjtën e tyre, pra, jetën e tyre u kemi borxh gjithçka sepse asnjëherë ne nuk do të mund ta shijonim lirinë, asnjëherë nuk do të mund ta arrinim pavarësinë në qoftë se ata nuk do ta jepnin jetën për të”, tha Osmani.
Derisa Konjufca tha se prilli i vitit 1999 erdhi i thyer në Kosovë, i kobshëm e i trishtë për popullin e Kosovës, shkruan Express.
“Vetëm gjatë atij muaji më shumë se 1500 jetë të shuara mizorisht, fëmijë, gra e pleq, vëllezërit e motrat tona të masakruara dhe të zhdukura me dhunë nga ushtria, policia dhe paramilitarët e Serbisë. Shtëpitë digjeshin bashkë me trupat e njerëzve të gjallë. Sot, 23 vite pas, le t’i kujtojmë Lybeniqin, Gjakovën, Mejën, Sopinë, Kralanin, Qypevën, Rezallën, Kaçanikun, Lubizhdën, Sllovinë, Poklekun, Çikatovën e Vjetër, Ribarin e Vogël, Koliqin, Hallaçin e Vogël, Grashticën, Dobroshin, Korenicën, Guskën dhe shumë vendbanime tjera si dëshmi e masakrave më të pamëshirshme, barbarizmit dhe gjenocidit të Serbisë pushtuese në Kosovë. Dëshmorët dhe martirët janë kujtimi ynë i përmotshëm dhe drita e pashuar e lirisë së Republikës!”.
Krerët e shtetit edhe nga ky vend bënë zotime se do të punojnë për të vënë para drejtësisë kryesit e gjenocidit.

Të tjera
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin ...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...