Lajme

Vjosa Osmani e Albin Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 17 February 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës bashkë me kryeministrin Albin Kurtin vizituan e bën homazhe në Prekaz.

Osmani, ka thënë që sot kanë ardhur në këtë vend për të nderuar sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jasharit, shkruan gazeta inFokus.

“Ishim së bashku me kryeministrin, me anëtarët e qeverisë së Kosovës për të nderuar në këtë 12 vjetor të pavarësisë sakrificën e familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë”.

-Advertisement-

“Për shtetin tonë është Prekazi ky vend që dëshmon atdhedashurinë dhe asaj se si duhet vendi, dritë udhërrëfyese për punën tonë dhe për brezat e ardhshëm”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera