Lajme

Vjosa Osmani duhet të largohet nga LDK-ja, kjo është deklarata e plotë e Driton Selmanajt

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 28 January 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se Vjosa Osmani është ngritur në karrierë nga kundërshtimet që i bëri LDK-së.

E kështu tha që nëse ke mendime të ndryshme nga një parti duhesh të distancohesh nga ajo.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tij pas raportimit të mediave i cili kërkoi që të dëgjohet e tërë intervista, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Tugjarlleku mediatik ne aksion. Japin lajme pa e ndegju fare intervisten time. Intervista ime do transmetohet ne oren 18:00 ne fb kosovapost. Kushdo qe ka interes ta ndegjoj ate se çfare kam thene kane rastin ta ndegjojne intervisten time pas 10 min”, ka shkruar ai.

Ndërsa në intervistën e dhënë këtij mediumi ai tha pikërisht këtë gjë që Vjosa Osmani duhet të distancohet nga LDK nëse qëndrimet e saj nuk përputhen me të partisë.

“Unë nuk do ta shihja angazhimin politik të askujt dhe mënyrën e kundërshtimeve hapur ndaj vendimeve të partisë kur je anëtar i saj. Nuk mendoj unë se kjo është kultura politike që njerëzit duhet të sillen. Mund shpeshherë të përkthehen këto gjëra në vota, sepse në Kosovë ndodhë gjithçka, qoftë edhe për një arsye të pa rëndësishme edhe votohet, por nuk duhet përkthehet kështu, por duhet parë më tepër idenë kolektive, angazhimi kolektiv dhe partinë. Nëse nuk i respekton vendimet e partisë, nuk e gjen vetën ti, të shkosh në parti politike dhe në vazhdimësi të mos i respektosh vendimet e partisë, për mendimin tim dhe kulturën politike, kjo nuk i bënë nder askujt”, tha Selmanaj.

Ai gjithashtu tha se nuk mendon që mund të krijohet karrierë politike duke e kundërshtuar partinë pjesë e së cilës je.

“Nuk mendoj se mund te krijosh karrierë politike duke e kundërshtuar partinë. Nëse ke çështje që nuk pajtohesh me partinë, atëherë duhet distancuar nga ajo, por jo të qëndrosh brenda e të kesh qëndrime të kundërta me vendimet që i marrin brenda partisë. Për një çështje të caktuar brenda partisë diskutohet me orë të tëra, por kur votohet një qëndrim, atëherë ti si deputet ose si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, apo edhe si anëtar i asaj partie, duhet të rreshtohesh në respektimin e atij vendimi. Nëse nuk e respekton atë vendim, atëherë fillon të paraqet problem për ty se je pjesë e asaj partie politike. Për një rast mund edhe të kesh qëndrim ndryshe dhe të qëndrosh në distancë, por nëse në vazhdimësi ndodhë kjo, atëherë është problem serioz dhe duhet të zgjidhesh një parti që është ndryshe, apo edhe një angazhim tëndin politik tjetër”, ka thënë Selmanaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera