Lajme

Vjosa Osmani: Duhet të bëhen më shumë teste për koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 07 April 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të duhej të bëheshin më shumë teste pra të testohen më shumë njerëz nga Instituti i Shëndetit Publik për koronavirusin.

Osmani ka thënë se sa më shumë teste të bëhen është më mirë, shkruan gazeta inFokus.

“Sa më shumë teste të bëhen aq më mirë, ne duhet të ndihmojmë që të arrijmë përmes lidhjeve tona dhe kontakteve që kemi edhe me jashtë të sigurojmë edhe më shumë tested he të ndihmojmë Ministrinë e Shëndetësisë në këtë sfidë”, ka thënë ajo në Desku të KTV-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera