Lajme

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti sot bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 21 January 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjnë homazhe te varri i ish Presidentit, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Presidenca, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot më 21 janar 2022, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kujtojmë se me 21 janar të vitit 2006 në moshën 61 vjeçare ndërroi jetë ish presidenti historik, Ibrahim Rugova./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera