Lajme

Vjosa Osmani arrin në samitin në Tiranë: Ka një mesazh të fuqishëm për BE-në

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 06 December 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e pritjes para nisjes së samitit një ditor i udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani para mediave ka deklaruar se pret që Bashkimi Evropian të lëvizë nga fjalët në vepra sa i përket Ballkanit Perëndimorë.

“Jam shumë e lumtur që jam sot këtu në Tiranë në këtë samit. Shpresoj që konkluzionet dhe deklaratat do të shpërfaqin një proces të përshpejtuar drejt BE-së. Jam këtu si udhëheqësja e vendit më pro evropian që ekziston dhe në këtë kuptim e kemi treguar këtë përkushtim ndaj BE-së. Në veprimet që kemi ndërmarrë e sidomos kur vjen fjala në harmonizimi 100% për çdo politikë të jashtme dhe të sigurisë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ndërsa presidentja e Kosovës ka kërkuar që të ketë lëvizje edhe për liberalizimin e vizave dhe ka treguar se do të flasë sot edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe aplikimin që do të bëhet në fund të vitit.

 

“Jemi harmonizuar me sanksionet kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra e sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën që siç e dini dhe siç do të deklaroj edhe sot që Kosova do të paraqesë aplikimin e saj si shtet anëtar i BE-së në fund të këtij viti dhe shpresojmë shumë në mbështetjen e plotë nga anëtarët”, ka thënë Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera