Lajme

Vjosa Osamani i kundërpërgjigjet Veliut: Le ta harrojë se i jap atij sqarime

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 14 December 2019

Takimi në Kuvend ndërmjet nënkryetares së LDK’së Vjosa Osmanit dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, është bërë mollë sherri ndërmjet Osmanit dhe bashpartikut të saj, Agim Veliut.

Takim të cilin Osmani e quajti të rastësishëm në hollin e Kuvendit, Agim Veliu si duket nuk është duke besuar që është i tillë, shkruan Gazeta inFokus.

Ai madje kërkoj që nënkryetarja e LDK’së të sqarojë arsyen e këtij takimi.
Por sipas Vjosa Osmanit, deklarata e tillë është qëllimkeqe dhe e bazuar në gjëra të pavërteta.

-Advertisement-

“Deklaratë qëllimkeqe e tendencioze e bazuar në të pavërteta. E vërteta është ajo që e kam thënë unë e bazuar edhe në vide e dëshmi. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen”, ka thënë Osmani për Express.

Tutje Vjosa Osmani ka thënë se Agim Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime, pasi siç thotë Osmani raporti i saj është me votuesit.

“Për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka shtuar Osmani.

Në fund njeriu më i votuar i LDK’së ka thënë se po bëhet çmos për të arritur një marrëveshje me LVV’në, duke shtuar se Agim Veliu bënë mirë të mësohet me fotografi të përbashkëta.

“Nëse në arrijmë një marrëveshje me VV’në, dhe po bëjmë çmos që kjo të bëhet, atëherë z.Veliu bënë mirë të mësohet me fotografi të tilla. Ne nuk jemi armiq me z.Kurti, por potencialisht partnerë koalicioni”, ka përfunduar Vjosa Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera