Lajme

Vjosa fillon reformimin e LDK-së, i pari Shpëjtim Bulliqi? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 17 June 2017

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po del të jetë anëtarja më e votuar e partisë së saj, pas kandidatit për kryeministër, Avdullah Hoti.

Mijëra vota të tubuara kanë bërë që Osmanit t’i rritet fuqia në LDK. Indeksonline mëson se Osmani është duke tentuar t’i rikthejë në parti “kryengritësit” e LDK-së të cilët Isa Mustafa i injoroi në listat për zgjedhjet parlamentare.

Ndërkaq, gjatë këtyre ditëve, Osmani është parë duke biseduar me njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Shpëjtim Bullqin, njërin prej personave që kundërshtoi fuqishëm çështjen e demarkacionit. /Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera