Fokus

Vjosa apo Agimi – Përgjigjet sovrani

Autori: Halil Berisha 09:48 | 15 January 2020

Kundërshtitë brenda LDK-së më së shumti kohëve të fundit shpërthyen mbrëmjen e së martës.

Protagonistë të kësaj përçarje janë dy nënkryetarët, Agim Veliu e Vjosa Osmani, shkruan gazeta inFokus.

Kjo shkaku i qëndrimeve të ndryshme sa i përket koalicionit e marrëveshjes me Vetëvendosjen, e cila për të arritur këtë, bëri ofertë të shtoi edhe dy ministri nga 12 sa i kishin premtuar.

-Advertisement-

Fillimisht kundër kësaj doli Veliu, i cili pati kritika të ashpra kundër kësaj oferte, por edhe kundër një marrëveshje eventuale me partinë e Albin Kurtit.

Statusin, Veliu e publikoi saktësisht në ora 22:00, ndërsa pas tij, si kundërpërgjigje e kësaj deklarate bëri bashkëpartiakja e tij, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe kandidate e LDK-së për kryeministre, shkruan gazeta inFokus.

Osmani, statusin, kundër pretendimeve të Veliut e pro Vetëvendosjes e bëri 1 orë e gjysmë më pas.

Kësisoj menjëherë filluan reagimet e qytetarëve, qoftë me komente, qoftë me pëlqime në rrjetin social Facebook ku edhe u publikuan qëndrimet.

Në fakt, Veliu ani se kishte statusin para Vjosa Osmanit, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, mori 1 mijë e 200 reagime, në statusin e tij, ku nga to, 720 ishin pëlqime, 331 ishin reagime me shenjën e nervozës e 146 të qeshura.

Ndërsa, Vjosa Osmani, mori reagime e pëlqime shumëfish më shumë se Veliu.

Ajo ka gjithsej 6 mijë e 500 reagime, ku nga to, 6 mijë pëlqime e 321 zemra, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa veç këtyre reagimeve, edhe komentet që u shkruan në këto statuse, pjesa dërrmuese e tyre në atë të Vjosa Osmanit ishin pozitive e përkrahje për të, për dallim nga ato në statusin e Agim Veliut, të cilat ishin kundërshti.

Madje disa edhe përmendnin faktin që LDK u votua pasi kandidate ishte Osmani.

“Ne kemi votuar per ndryshim, pra per Vjosën dhe Albinin jo për juve dhe Isen..kjo duhet respektuar! Turp per ju t’ia thyeni shpresen popullit për inate te juaja personale që keni me VV. 🤯😡”, ishte njëri nga komentet në statusin e Agim Veliut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera