Rozë

Vjollcat ‘në këmbë’ për nusen më të bukur, Marina paralajmëron Luanën!

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 10 September 2017

Kur kanë mbetur vetëm pak orë para dasmës së madhe në familjen e tyre, Vjollcat janë të gjitha të angazhuara për të shkëlqyer në një ditë shumë të rëndësishme për to.

Emocionet e familjes së Marina Vjollcës, e cila sot do të kurorëzojë dashurinë e saj me reperin Getar Selimin, kanë nisur. Sot, ato do të jenë dëshmitare në një dasmë madhështore në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Orët e mëngjesit të sotëm, i kanë gjetur në këmbë pothuaj të gjitha Vjollcat. Ndër të parat që janë zgjuar herët këtë mëngjes janë mbesat e Marinës dhe Luanës, Jori dhe Kledisa Paloka, të cilat kanë ndarë disa momente përgatitjeje edhe me miqtë e rrjeteve sociale.

Në Instagramin e tyre, Kledisa dhe Jori kanë zbuluar edhe një dhuratë të madhe për Marinën – një buqetë gjigante me trëndafila të kuq dhe dy gërmat e para të emrave të çiftit me trëndafila të bardhë. Po ashtu, ato kanë postuar momente nga zgjedhja e këpucëve dhe sandaleve, si edhe përgatitjet në parukeri.

-Advertisement-

Një komunikim me të motrën pak orë më parë, Luana e ka ndarë edhe me miqtë e saj në Instagram. Ndër të tjera, mes bisedës, ajo e quan edhe “nuse e çmendur” të motrën, e cila ka filluar ta ngacmojë për darkën e madhe, madje edhe paralajmërojë për se do t’i bëjë edhe “kështu pyetjesh”.

Nga biseda nuk kuptohet se ç’qëllim ka Marina, por Luanës nuk i pëlqen “paralajmërimi”, shkruan class.

Ne të gjithë e njohim dhe e dimë natyrën me lozonjare dhe më “ngacmuese” të Luanës, por nuk duhet të harrojmë edhe që Marina është motra e saj. Koha për të marrë “hak” ndaj Luanës?

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera