I vjetërsohet lënda Astrit Haraqisë, i refuzohet akuza
Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 02 June 2017
Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të palëve ka marr vendim në çështjen e të akuzuarve N.F., A.M., V.B. dhe A.H.
Në rastin e të akuzuarit të parë, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, ashtu që Gjykata e Apelit, atij, për veprën penale “Mashtrim në detyrë”, ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, dënim ky që nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari në afatin e verifikimit prej 3 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale.
Po ashtu N.F. urdhërohet që Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar në shumë prej 188,000 (njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë)Euro, ne afet prej 3 muajve, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, nën kërcimin e ekzekutimit të dhunshëm. Nëse i akuzuari nuk përmbush detyrimin dhe nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar MKRS , dënimi me kusht do të revokohet
Të akuzuarit Armond Morina, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, Apeli ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari, në afatin e verifikimit pre 3 tre vjetësh, nuk kryen vepër tjetër penale. Ai po ashtu urdhërohet që MKRS-së t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar në shumë prej 100.000 (njëqindmijë)Euro, ne afat prej 3 muajsh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, nën kërcimin e ekzekutimit të dhunshëm. Në të kundërtën nëse i akuzuari nuk përmbush detyrimin dhe nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar MKRS, dënimi me kusht do të revokohet.
I akuzuari ish-ministri V alton Beqiri është liruar nga akuza për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës, apo autoritetit zyrtar “, ngase gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë fakte vendimtare për veprimet inkriminuese të akuzuarit, lidhur me dashjen si elemente subjektiv të veprës penale.
Ndërsa ndaj të akuzuarit Astrit Haraqija. për të njëjtën vepër, është refuzuar akuza, për shkak të parashkrimit(vjetërsimit) të ndjekjes penale. Në pjesët tjera aktgjykimi mbetet i pa prekur./Lajmi.net/
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...