Lajme

Vjen reagimi nga VV-ja pasi këshilltari i Thaçit publikoi dokumentin për veriun

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 07 April 2020

Këshilltari i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka publikuar një dokument me të cilin sipas tij tregon se masat në veri të Mitrovicës janë marrë nga vendimi i qeverisë së Serbisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka thënë se disa politikanë e ish këshilltarë politikanesh po tregojnë dokumente të tilla si lajme “ekskluzive” duke qenë se Serbia lëshon targa e dokumente për komunat e Kosovës sikur i trajton të vetat.

-Advertisement-

Sipas Manxhukës janë po këta politikanë të cilët e kanë problem resiprocitetin dhe me këtë gjë më shumë se lajme për veriun po i paraqesin problemet të cilat ata vetë i kanë mirëmbajtur për 21 vite./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i plotë:

Disa politikane, ish-keshilltare politikanesh, qe po na tregojne dokumentet se si Serbia paska nxjerre dokument per veriun e Mitrovices me se paku cfare po i bejne qytetareve eshte fyerje e intelegjences.

Pra kjo Serbi qe e ka ende Kosoven ne kushtetuten e saj, qe leshon targa e dokumente per komunat e Kosoves sikur i trajton te vetat, dhe jane po keta politikane e ish-keshilltare qe asnjehere nuk ja kane problematizuar Serbise kete gje tash na sjellin lajme “ekskluzive”. Me shume se lajme per veriun e per qeverisjen e tashme, ata ne menyre simptomatike po paraqesin problemet qe vet i kane mirembajtur tash e 21 vite.

Prandaj shume nga keta e kane problem reciprocitetin. Kjo qasje eshte pikenisje e mire per te problematizuar te gjithe raportin asimetrik qe kemi me Serbine. Natyrshem nuk do te mund te prisnim nje qasje te tille nga klasa e kaluar politike, po te prisnim e po ta benin nje gje te tille as ata vet s’do te ishin duke vajtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera