Lajme

Vjen reagimi i zotërisë së parë, në të njëjtën kohë e konfirmon se i mori shtetit 396 euro për Covid-19, dhe i quan spekulime lajmet për këtë rast

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 06 December 2021

Zotëria i parë i shtetit të Kosovës, Prindon Sadriu, ka reaguar pasi kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Sadriu ka konfirmuar se i ka marrë buxhetit të Kosovës 396 euro dhe në të njëjtën kohë i ka quajtur spekulime lajmet për këtë rast.

Burri i presidentes, Vjosa Osmani, në reagimin e tij në rrjetin social facebook është munduar edhe ti mësoj mediat se çfarë tema duhet të bëjnë.

-Advertisement-

Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit Covid-19.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Prindon Sadriut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera