Lajme

Vjen reagimi i parë nga Serbia pas takimit mes Sveçlës e Gjuriqit

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 07 December 2019

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia pas publikimit të fotografive takimit mes anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lideri djathtist opozitar, Bosko Obradoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Vuçiq po e negocion futjen e fshehtë të Listës Serbe në Qeverinë e Albin Kurtit.

Sipas Obradoviqit, Vuçiq dhe njerëzit e tij janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për pushtet.

-Advertisement-

“A s’është ky Marko Gjuriq duke negociuar me njerëzit e Kurtit në Tiranë? Përderisa Vuçiqi është hero i mediave, ky njeri negocion futjen e Listës Serbe në një qeveri separatist në Prishtinë, dhe kush e di se çka tjetër. Ashtu siç ata e përkrahën Qeverinë Haradinaj. Ata bëjnë gjithçka për pushtet”, ka shkruar Obradoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera