Vjen reagimi i Monegos pas vendimi të BQK’së për mbylljen e saj
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 06 December 2019
Banka Qendrorë e Kosovës ka marrë vendim gjatë ditës së premte të mbyllën dy bankat mikorfinaciare Monego dhe Lute Credit.
E pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i parë i Monegos e cila e ka quajtur veprim të paligjshëm dhe i dhunshëm ndaj një investitori evropian, shkruan Gazeta inFokus.
“Ne u informuam për vendimin përmes një njoftimi për shtyp dhe nuk kemi qenë në gjendje ta shohim vetë vendimin.Ne jemi më se të sigurt se jemi plotësisht në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret e BQK-së”, thuhet në një komunikatë për media të cilën e ka lëshuar kjo bankë.
Sipas kësaj komunikate ky vendim tregon se Monego ka shqetësuar interesat e dikujt.
Më poshtë Gazeta inFokus sjellë të plotë komunikatën e kësaj banke./Gazeta inFokus/
Heqja e Licencës për MONEGO është një veprim i paligjshëm dhe i dhunshëm ndaj një investitori evropian
Sot ne jemi informuar në lidhje me vendimin e BQK-së për heqjen e licencës për MONEGO.
Ne u informuam për vendimin përmes një njoftimi për shtyp dhe nuk kemi qenë në gjendje ta shohim vetë vendimin.
Ne jemi më se të sigurt se jemi plotësisht në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret e BQK-së.
Ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me BQK-në në ofrimin e të gjitha informacioneve dhe bërjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara që të jenë plotësisht në përputhje me rregullat në fuqi.
Si një investitor evropian investojmë dhe zhvillojmë kompani Fintech dhe përmes MONEGO bëjmë përhapjen dhe shpërndarjen e të menduarit dhe vlerave të sipërmarrjes evropiane tek mjedisi i biznesit lokal – transparencën, sundimin e ligjit, dialogun e hapur me palët e interesuara.
Ne po shqyrtojmë fuqishëm që t’u afrohemi autoriteteve rregullatore ndërkombëtare për t’u përfshirë në këtë, si Banka Botërore, Këshilli i Investitorëve të Huaj dhe institucionet e BE-së.
Procesi i heqjes së licencës dhe fillimi i procesit të likuidimit pohon se ne kemi shqetësuar interesat e dikujt këtu dhe vullneti është që të nxirret MONEGO jashtë tregut.
Natyrisht, nëse kjo do të arrihet, të vetmit që do ta vuajnë do të jenë njerëzit e Kosovës, të cilëve ne ofrojmë përfshirje financiare – qasje në shërbimet financiare – në të gjithë vendin.
Krijimi i mëparshëm i “fushatës së zezë” që ishte në disa media të Kosovës kundër nesh, ishte hapi i parë i kësaj fushate të madhe. Ne kishim një vendim të drejtë të Këshillit të Mediave të Kosovës dhe media që shkruante lidhur me këtë çështje tërhoqi të gjithë përmbajtjen duke e njohur atë si JO të vërtetë. Tani heqja e licencës është vetëm hapi tjetër në këtë përpjekje për të nxjerrë biznesin MONEGO nga tregu me metoda të paligjshme.
I gjithë procesi që po vazhdon tani – duket si sulm total armiqësor dhe luftë brutale ndaj investimeve të huaja në Kosovë, duket se një vendim i motivuar politikisht i udhëhequr nga metoda të paligjshme.
Sapo të kemi përfundimisht vendimin e BQK-së, ne do t’i drejtohemi gjykatës, sepse dënimi nuk është adekuat.
Ky është një mesazh shumë i fortë dhe negativ për çdo investitor të BE-së, se investimet në Kosovë nuk janë të sigurta.
Si kompani ne kemi kontribuar shumë për ekonominë lokale të Kosovës në këto dy vjet dhe shifrat më poshtë e dëshmojnë këtë:
· 254 persona të punësuar
· 33 degë u hapën në të gjithë vendin
· 1.5 milion euro paga për punonjësit
· 400 mijë euro qira pronarëve
· 600 mijë euro për taksat (TVSH dhe ËHT)
Të tjera
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrasjen me gjashtë plumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...
-
Komuna e Gjilanit subvencionon nënat për çdo lindje nga 100 deri në 500 euro
Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se do t’i subvencionojë nënat të cilat jan...
-
Ahmeti për Asociacionin: Është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në KiE
Zëvendësministri Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, në konfere...
-
Ministri i Pushtetit Lokal: Serbia po ankohet rrejshëm, ajo vet arreston dhe maltręton serbët e Kosovës
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas ...
-
Kurti bëri homazhe në përkujtim të masąkrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat
Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri...
-
Gërvalla për ndalimin e kosovarëve në Serbi: U pyetën për vitin 1999 dhe për UÇK-në
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dekl...
-
Tensionet e reja me bllokadën e kosovarëve në Serbi, Bislimi e Petkoviqin takohen nesër në Bruksel
Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kos...