Lajme

Vjen reagimi i Meliza Haradinajt pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave me kusht të AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 08 March 2021

Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa ka marrë vendim që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat  si dhe fletëvotimet nga diaspora për kandidatët e AAK-së.

E për këtë lajm, ka reaguar deputetja, Meliza Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar ajo.
Sipas Haradinajt një gjë e tillë do të zbardhë të vërteten e videos të incizuara të cilat u publikuan disa ditë me parë.

-Advertisement-

“Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera