Lajme

Vjen reagimi i Haki Abazit: Gjykata Kushtetuese shembi rendin kushtetues

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 29 May 2020

Pas vendimit të mbrëndshëm të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i numrit dy të Qeverisë Kurti.
Në një postim në rrjetin social Haki Abazi ka shkruar se Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare ka bërë shëmbjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë.

Postimi i Haki Abazit:
Ajo çfarë po thotë gjykata kushtetuese është se pavarësisht zgjedhjeve, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, presidenti në një Republikë Parlamentare si kjo e jona paska të drejtë të mandatojë këdo që me qëllim ka sabotuar rezultatin e zgjedhjeve paraprakisht sepse e ka parë mundësinë që të marrë pozitën e kryeministrit. Ky vendim përkrah rrëzimin e qeverisë me fituesin 50 ditë pas formimit- Ky është precedenti më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik.

Gjykata Kushtetuese përmend numrin e votave të mocionit- “harron” që aty janë 20 vota minoritare që nuk kalojnë fare në sistemin e votimit dhe janë së paku 20 të tjerë të inkriminuar e të “favorizuar” /kushtëzuar se si duhet votuar.

-Advertisement-

Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shëmbjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë.

Argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues.

Keqardhje që Gjykata Kushtetuese bëhet amplifikatori i së keqës dhe i jep krah kapjes së shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera