Lajme

Vjen reagimi i gastronomëve për masat e reja

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 23 October 2021

Qeveria e Kosovës pasditen e sotme ka miratuar masat e reja anti-COVID edhe për sektorin e Gastronomisë.

Shërbimet e tyre do të lejohen deri në ora 23:00, ndërkaq muzika në këto ambiente deri në ora 21:30.

Para vendosjes së këtyre masave, Shoqata e Gastronomëve ka kundërshtuar ato.

-Advertisement-

Sipas tyre, ky model është dëshmuar se është i pakuptimtë dhe jo efektiv.

Njoftimi:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kundërshton masat e reja kundër COVID-19!

Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv.

Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.
Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë.

Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!

Rrjedhimisht, ftojmë të gjithë anëtarët e SHGK-së, që të marrin pjesë në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit, të hënën me dt. 25/10/2021 pranë Hotel Sirius në ora 14:00!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera