Sport

Vjen reagimi i Ballkanit pas inicimit disiplinor nga FFK

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 27 April 2021

Klubi i Ballkanit është futur në inicim disiplinor nga Federata e Futbollit të Kosovës, pas letrës së hapur ku thuhej se në Superligë po kurdiseshin ndeshjet, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra nga Suhareka të dielën mbrëma me anë të një letre të hapur u ishte drejtuar të gjithë krerëve të shtetit të merreshin me çështjen e kurdisjes së ndeshjeve, pasi sipas tyre kjo gjë është duke ndodhur në të vërtetë.

Pas kësaj Federata e Futbollit të Kosovës kishte nisur një inicim disiplinor për skuadrën.

-Advertisement-

Inicim disiplinor ndaj FC Ballkani. Motivi: Në deklaratën publike ofendon dhe akuzon organet e FFK-së dhe klubet për kalkulime (manipulime) në ecurinë e ndeshjeve kampionale dhe për Kupë”, thuhej në vendimin e Komisionit të Garave.

Pas këtij vendimi kanë reaguar edhe suharekasit, të cilët me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook kanë thënë se Ballkani, nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Ballkanit./Gazeta inFokus/

REAGIM NDAJ INICIMIT DISIPLINOR

FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur…

Posted by FC Ballkani on Tuesday, April 27, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera