Lajme

Vjen reagimi i AAK-së pasi Faton Peci u dërgoi sot dokumentin për lirimin e zyrave në selinë qendrore

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 18 March 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, kanë njoftuar se sot kanë pranuar vendimin e Ministrisë së Bujqësisë me të cilin u kërkohet që deri në shtator të këtij viti të lirojnë objektin, ku gjendet selia qebdrore e kësaj partie.

Ata e kanë quajtur këtë shkëputje të njëanshme të kontratës e cila sic edhe raportoi Gazeta Infokus është nënshkruar para më shumë se tre muajsh.

Derisa kanë deklaruar se janë në shqyrtim të aspektit juridik të këtij vendimi dhe se do ti bëjnë publik  hapat e mëtutjeshëm.

-Advertisement-

E në këtë reagim kanë bashkuar edhe dokumentin e plotë të kontratës.

“Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë  20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria. Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Për korrektësi, bashkëngjitur gjeni kontratën e lidhur mes AAK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, e përpiluar nga vetë ministria, për shfrytëzim të objektit”.

LEXO EDHE: Dokumenti i plotë: Faton Peci ‘i bie pishman’ pas tre muajsh, vetë ia vazhdoi qeranë AAK-së.

Kujtojmë se e gjithë kjo nisi të premten kur ministri Faton Peci publikoi fotografi nga selia e AAK-së në Prishtinë dhe deklaroi se po i kthen ministrisë në shfrytëzim të saj 600 metra katrorë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera