Rajoni dhe Bota

Vjen paralajmërimi nga Gjermania për pandeminë e radhës

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 26 November 2020

Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten, ka paralajmëruar për rrezikun e një pandemie tjetër.

Drosten, virologu kryesor në institutin e Berlinit, Charite, ka thënë se virusi MERS-CoV, është “kandidat” për të shkaktuar pandeminë e radhës.

 

-Advertisement-

Ai në një intervistë për portalin gjerman Capital ka thënë se pandemia COVID-19 ka vëmendjen e duhur të shkencës dhe se për të po bëhet mjaft.

 

Për këtë arsye, ka thënë se do të formojë një grup të vogël që do të përgatitej për përballje me virusin e ri.

Virusi MERS (Middle East Respiratory Syndrome) i takon grupit të koronavirusit dhe për herë të parë u zbulua më 2012.

Njëjtë edhe MERS, sikurse COVID-19, shkakton probleme me frymëmarrje.

Tash e një vit gati, bota po përballet për pandeminë e frikshme të shkaktuar nga COVID-19.

Deri më tash, në botë janë shënuar mbi 60 milionë raste pozitive, derisa kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gati 1.5 milionë pacientë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera