Lajme

Vjen paralajmërimi i fortë: Në Veri ka rrezik për luftë/ barrikadat të hiqen nga Policia e Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 20 December 2022

“Barrikadat në Veri duhet të hiqen nga Policia e Kosovës”

Kështu tha njohësi i çështjeve politike në vend, Shemsi Jashari.

Jashari potencon se në heqjen e barrikadave duhet të ketë koordinim me KFOR-in që mos të krijohet asnjë incident.

-Advertisement-

“Barrikadat duhet të hiqen nga Policia e Kosovës, sepse kjo e jep sinjalin e duhur se kush e siguron rendin dhe ligjin në veri.Nga partnerët ndërkombëtarë kemi parë mbështetjen për heqjen e pakushtëzuar të tyre. Normalisht duhet të ketë koordinim dhe te kërkohet ndihma e KFOR-it për Policinë e Kosovës në heqjen e barrikadave. Kjo duhet bërë me shumë kujdes, duke evituar çdo provokim dhe incident nga bandat Serbe” deklaroi Jashari.

Tutje Jashari deklaroi se nuk duhet të dialogohet në Bruksel për heqjen e tyre.

Ai tha se kjo gjendja ka ardhur si pasojë e mos koordinimit të qeverisë me aleatët ndërkombëtar.

“Nuk duhet dialoguar në Bruksel për heqjen e barrikadave. Ato duhet të hiqen pa asnjë kusht. Ka qenë gabim edhe herën e fundit kur Qeveria negocioi për heqjen e tyre. Me atë rast Qeveria e krijoi një precedent.Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e mos koordinimit te Qeverise se Kosoves me aleatet ndërkombëtar dhe Vuçiç e ka shfrytëzuar si presion për te detyruar palën Kosovare te beje koncesione.Nëse ka vullnet nga KFOR-i, besoj qe barrikadat do te hiqen shpejt,por sigurisht qe nga KFOR serbet do te kërkojnë qe deri ne marrëveshjen e radhës te ketë sa me pak prani ne policisë se Kosoves ne atë pjese” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic

Ndërsa profesori universitar, Muhamet Kelmendi, po thotë se barrikadat duhet të hiqen nga KFOR dhe EULEX në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Kelmendi tha me këtë situatë të krijuar, ka rrezik edhe për luftë.

“Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës duhet te ndalet. Në kuadër të detyrave që i ka KFOR-i dhe UELEX, del se ne heqjen e barrikadave si dhe të ruajtes së rendit dhe të sigurise në Veri të Kosovës, janë kompetent. Këtej, pas shpalljes së Pavaresise së Kosovës, edhe organet e rendit dhe të sigurise se Republikes,jane kompetent në tërë hapsirën e shtetit. Bashkepunimi midis KFOR, EULEX dhe te organeve të Kosovës, e ruajne rendin dhe sigurine ne veri, këto edhe duhet t’i heqin edhe barrikadat”

Kelmendi theksoi tutje se frika për një konflikt ushtarak në Ballkan ka bërë që ndaj Beogradit të ketë tolerancë në lidhje me barrikadat.

“Politika e gabuar e BE-së dhe e SHBA-ve ndaj Kosovës duke toleruar Serbinë ka berë që të ngriten barrikadat, që të forcohen veprimet kriminale serbe e bandat. Tërë kjo po vjen nga udheheqja e kriminelit të luftës, Vuciq. Ai ka krijuar gjendje të rëndë në Veri të Kosovës. Edhe përcaktimet që po mbrohen për minoritetin serb të perkdhelur dhe të mbrojtur në Kosovë, krijojnë gjendje konfliktuoze. Edhe ne largimin e barikadave po veprohet ngadale dhe me tolerance. Thënja “Barrikadat duhet te largohen nga ata që i kanë vendosur”, tregon leshimet ndaj veprimeve agresive serbe. Frika për një konflikt ushtarak në Ballkan, krahas luftës në Ukrainë, ka berë që ndaj Beogradit të ketë tolerancë. Rusia si shtet po ndikon ashpër, Serbia po e dëgjon. Këtu është fakti i tolerancës ndaj shtetit serb dhe frika edhe për një konflikt që ka bërë presion mbi UE-ne dhe SHBA-te, per të toleruar Serbinë dhe serbet në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Ketu është edhe rreziku per luftë. Sa me shumë që tolerohen krimet dhe bandat serbe, si dhe shteti serb me kërcenime agresive ndaj Kosovës, aq më e rrezikshme behet gjendja. Serbia duhet te ndalet! Me këtë ndalen edhe krimet dhe veprimet banditeske serbe” deklaroi Kelmendi.

Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e njëmbëdhjetë ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë në “Kroin e Vitakut”, përkatësisht nga Mitrovica në drejtim të Zvecanit, duke çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera