Sport

Vjen oferta e parë zyrtare për Brojën, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të firmosë në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 31 July 2024

Broja vazhdon të jetë një nga lojtarët që Chelsea kërkon të largojë këtë verë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që nuk është në planet e trajnerit Maresca.

Mediat angleze prej kohësh flasin për një të ardhme më tij te Evertoni, teksa dhe shumë klube të tjera kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit si Milan, West Ham dhe Wolves.

Së fundmi, gazetari Gonzalo Tortosa ka thënë për “El Chiringuito TV” se një klub i Premier Leagues ka bërë ofertën e parë zyrtare për shërbimet e Brojës, prej 27 milionë paundësh, por pa e zbuluar emrin.

-Advertisement-

Sipas tij, Chelsea është duke negociuar me këtë klub, me gjërat që duken se po bëhen serioze për të ardhmen e shqiptarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera