Rozë

Vjen një mesazh nga nëna e Drenushës për Xuxin dhe të bijën

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 16 December 2024

Primen e kaluar me një moment të tensionuar Big Brother VIP Kosova, Xuxi dhe Drenusha u përballën në një përplasje të fortë pas një deklarate të Xuxit që përdori një situatë të ndodhur shumë vite më parë, lidhur me babain e Drenushës, për lojë.

Drenusha shprehu zemërimin e saj të madh pasi Xuxi përmendi babain e saj, duke theksuar se ky ishte një temë shumë e ndjeshme për të, që nuk duhej të përdorej për interesa personale në lojë.

Xuxi kishte deklaruar se babai i Drenushës, i cili ka qenë gjyqtar, kishte gjykuar shqiptarë që gjatë asaj kohe konsideroheshin “shovenistë” dhe “separatistë” nga sistemi i atëhershëm i Serbisë.

-Advertisement-

Pasj, kësaj situate, këtë prime, Drenushës dhe Xuxit iu ka ardhë një mesazh nga nëna e Drenushës.

“Une nana e Drenushes dhe familja jone jemi te indinjuar nga një banor, i cili ka zgjedhur për ta prekur nderin e familjes sonë, qe është e pamoralshme dhe akt qyqar.

Porosia për te është qe te luaje si burrë dhe mos ta godasë bijen time, ne anen tjeter bija ime mos lejo qe sulmet e ultë te thyejnë krahët qe une gjithëmonë të fluturosh me to”, tha ajo ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera