Lajme

Vjen një lajm fantastik për kosovaren që e “zhduku” veten për t’i ikur dëbimit nga Austria

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 04 May 2017

Lajmet mbi Filloreta Palucën, vajzën 16-vjeçare nga Kosova, nga java e kaluar po bëjnë bujë në shtypin austriak.

Fillimisht, ishte vendimi për dëbim, të vajzës së integruar mirë, e cila jeton prej katër vitesh në Austri, pastaj angazhimi i një çifti austriak për ta adoptuar dhe së fundi “zhdukja” e saj, dhe së fundi dalja në ilegalitet, që për fat të mirë zgjati vetëm dy ditë.

Sot ndërkaq, heute.at shkruan se Filloreta hë për hë nuk do të dëbohet në Kosovë. Kështu ka vendosur pasditen e sotme Gjykata Administrative, tregon avokati i saj, Benno Wagender. Por sipas tij, vendimi vlen “për disa javët e ardhshme”, transmeton Albinfo.ch. Siç është raportuar tashmë, afati për dëbimin e Filloretës kalonte më 15 maj.

-Advertisement-

Aktualisht, sipas avokatit të saj, vajza e re shqiptare është në rrugë për te familja e saj adoptuese, Eder në Timelkam, qarku Vöcklabruck. Thomas Eder dhe familja e tij duan ta adoptojnë Filloretën për të penguar kështu kthimin e saj në Kosovë. Por, në një afat më të gjatë ajo është sërish e kërcënuar me dëbim, pasi që Kosova konsiderohet vend i sigurt i prejardhjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera