Lajme

Vjen një dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 17 November 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje.

Si arsye të dorëheqjes ai ka theksuar se po dëshiron t’u lë hapësirë të rnijve.“Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm.

Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

DorëheqjePas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera