Vjen libri me poezi “Ylli i Çabratit“ i Rexhep Hoxhës

Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 02 May 2017
Libri “Ylli i Çabratit“ është botuar nga Shtëpia Botuese “Lugjet e Verdha”, kurse parathënien e librit e ka shkruar Jusuf Buxhovi, shkruan KultPlus.
Këto ditë nga Shtëpia Botuese, Lugjet e Verdha, Prishtinë, doli nga shtypi përmbledhja me vjersha për të rritur e shkrimtarit Rexhep Hoxha, Ylli i Çabratit të cilat janë përmbledhur nga disa botime përmbledhjesh të botuara gjatë kohës dhe të parat nga ato të shkruara në vitin 1947.
Në parathënien e librit, me titullin, Bardi i letërsisë shqipe, shkrimtari Jusuf Buxhovi shkruan se Rexhep Hoxha është ndër shkrimtarët e pakt me vend të garantuar në letërsinë shqipe. “Madje, këtë vend nuk e ka “diku” e dosido, por në majat e saj. Romani “Lugjet e verdha” si dhe përmbledhja me poezi “Picimuli” janë antologjike edhe për faktin se ato si vlera letrare janë të paarritshme, ndërsa si prosede të papërsëritshme”, ka shkruar Buxhovi, në lidhje me botimin e këtij libri.
Buxhovi më pas ka thënë se në librin Ylli i Çabratit, autori Rexhep Hoxha sikur ndjen përgjegjësi që të nderojë dëshmoret e luftës nacionalçlirimtare, por edhe ata të luftës së fundit, me ç ‘rast ballafaqon heronjtë e së djeshmes me ata të të sotmes, duke i parë njëjtë në rrugën e idealit të lirisë, që nuk përfundon kurrë. “Këta të fundit, i identifikon me “Yllin e Çabratit”, një metaforë e një drite të amshueshme, e cila frymëzon me patriotizëm të gjitha gjeneratat. Ndër këta yje ai sheh Yll Morinën, Elton Zherkën, Permet Vulën dhe të tjerët, të cilëve ai u kërkon dritë. Kështu, shkrimtari, heronjtë e Gjakovës, i sheh edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar më tej Buxhovi./KultPlus.com

Të tjera
-
Hasani për moscaktimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka vlerësuar se Presidentja...
-
Zëdhënësi i Qeverisë: Në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’
Në marrëvshjen e BE-së ku Kurti e Vuçiq u pajtuan për ta zbatuar atë, sipas z...
-
Demolohet një lokal në kryeqytet
Një lokal është demoluar në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet. Lajmin e k...
-
Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin
Nga erërat e forta, të cilat goditën mbrëmë vendin, më së shumti u dëmtuan ko...
-
Sulmi ndaj Top Channel, ish-prokurorja: Nuk janë marrë në konsideratë pasojat
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin ndaj ambienteve të Top Ch...
-
Edita Tahiri: Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetën jetim nga Qeveria Kurti
Ish koordinatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se shqiptarët...
-
Hasani: Kurti ka luajtur rolin tërësisht gabim, vetëmenaxhimi do të sjellë pasoja afatgjate
Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të bëhet një rend ...
-
Avokati i PDK-së: Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese
Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në...
-
Blerta Deliu: Sot në Drenicë për të kujtuar masakrën e Izbicës, konvoji i xhipave të zi i pushtetit të Kurtit e Osmanit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti dekl...
-
Tahiri për mosdekretimin e Kryeprokurorit: Shkelje e rëndë kushtetuese të mos dekretohet për një nënshkrim
Shefi i deputetëve në AAK, Besnik Tahiri duke folur për mosdekretimin e Kryep...
-
Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve trajtohen brenda Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përsëritur qëndrimin e tij...
-
Gazetari i njohur i ekonomisë ia perplasë Muratit për fytyre disa fakte të hidhura
Gazetari i njohur i ekonomisë, Lavdim Hamidi, i ka reaguar ministrit të finan...