Lajme

Vjen lajmi i keq për Nismën e Fatmir Limajt, ja cili zyrtar i kalon në PDK

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 21 January 2020

Nënkryetari i nëndegës së Nismës Socialdemokrate, Basri Bujupi, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se puna në terren, zbatimi i ligjit dhe realizimi i zotimeve, kanë ndikuar në shtimin e numrit të anëtarëve në PDK.

-Advertisement-

Ja shkrimi i tij:

Nga sot, nënkryetari i nëndegës së “Nismës” në Arllat, z. Basri Bujupi, i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Puna në terren, zbatimi i ligjit dhe realizimi i zotimeve, kanë ndikuar për shtimin e radhëve tona, të jemi faqebardhë para qytetarëve.

Mirë se vjen, z. Bujupi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera