Lajme

Vjen edhe reagimi nga AAK-ja: Taksa nuk është vetëm e një partie

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 22 February 2020

Zyrtari i AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit.

Tahiri ka thënë se taksa nuk është e një partie apo dy por është një temë nacionale, shkruan gazeta inFokus.

Reagimi i tij vjen vetëm një orë pas u sulmua me vezë Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministër.

-Advertisement-

Tahiri thotë së qeveria duhet të ketë kujdes të mos marrë ndonjë vendim të njëanshëm.

“Kosova e ka sfidë reformën në administatën e shtetit, kjo është është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurr skam me u ndal me ndihmu këtë proces. Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet. Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera