Lajme

Vjen edhe reagimi i Shoqatës së Prokurorëve, pas kërcënimit që iu bë Drita Hajdarit

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 11 January 2020

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë prokurores së rastit të njohur si “Pronto”, Drita Hajdari.

Kjo shoqatë në reagimin e saj ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen kërcënuesit dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagon ashpër lidhur me kërcënimet për likuidim fizik të cilët janë bërë sot gjatë ditës ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari”, thuhet në reagimin e shoqatës.

-Advertisement-

“Shoqata e prokurorëve kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen kërcënuesit e prokurores dhe të sillen para organeve të drejtësisë”, vijon reagimi.

“Gjithashtu, njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale”, përfundon reagimi i shoqatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera