Lajme

Vjen edhe postimi i Mimoza Kusarit pas humbjes, shikoni çfarë ka shkruar

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 12 June 2017

Pas Ilir Dedës, edhe themeluesja tjetër e subjektit politik Alternativa, Mimoza Kusari, ka shprehur falënderimin e saj për votuesit që kanë përkrahur këtë subjekt politik.

Kusari-Lila thotë se “duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që na ngarkon ky rezultat zgjedhor, përkundër që rezultatet ende nuk janë certifikuar, dhe as nuk dihet saktë numri i deputetëve të zgjedhur, Alternativa vazhdon të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor dhe në asnjë mënyrë nuk e konsideron ndonjë formë të bashkëpunimit me koalicionin tjetër”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

-Advertisement-

“Të dashur miq dhe përkrahës,

Shpreh falenderimin dhe respektin e veçantë për të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës, për kulturën dhe maturinë e treguar në procesin e djeshëm zgjedhor.

Në veçanti, ju faleminderit të gjithë votuesve të Alternativës dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa-LD, për besimin e treguar në fushatën 10 ditore. Ishte një prej kënaqësive të këtij procesi demokratik, takimi me të gjithë Ju, besimi i treguar nga ana juaj, entuziazmi dhe gëzimi i shprehur për shpresën e re.

Në emrin tim dhe në emër të subjektit që drejtoj, urime për fituesit e rezultatit preliminar dhe suksese në procesin e formimit të institucioneve demokratike të vendit tonë.
Duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që na ngarkon ky rezultat zgjedhor, përkundër që rezultatet ende nuk janë certifikuar, dhe as nuk dihet saktë numri i deputetëve të zgjedhur, Alternativa, vazhdon të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor dhe në asnjë mënyrë nuk e konsideron ndonjë formë të bashkëpunimit me koalicionin tjetër. Konsiderojmë që vendimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshime u shpreh qartë dhe ai vendim i sovranit duhet të respektohet.

Edhe një herë, Ju faleminderit të gjithë votuesve pa dallime politike për pjekurinë e treguar dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

Me respekt,

Mimoza”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera