Lajme

“Vjelja diplomatike”, Ambasadori Berishaj vjel rrush e pi verë me presidentin kroat

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 15 September 2022

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po vazhdon shërbimin në misionin diplomatik të Kosovës në Zagreb pa u shqetësuar për skandalin financiar ku dyshohet se kompania e tij ka marrë 600 mijë euro nga furnizuesi energjetik slloven GEN me degë në Serbi.

Berishaj ka marrë pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Kroaci e organizuar për shefat e misioneve diplomatike.

Ambasada e Kosovës në Zagreb ka shpërndarë fotografi nga ngjarja, ku ambasadori Berishaj vjel rrush dhe pi verë me presidentin kroat Zoran Millanoviq.

-Advertisement-

“Presidenti i Republikës, Zoran Millanoviq, si mikpritës, mori pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Pleshivicë, vjelje e rrushit e organizuar për shefat e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituar në Republikën e Kroacisë. Organizator i vjeljes është qyteti Jastrebarsko, kurse “Vjelja diplomatike” e shtatë në Jaskë u zhvillua në vreshtin e familjes Tomac në Pleshivicë”, njofton ambasada e Kosovës në Zagreb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera