Lajme

Vjehrri rrah rejën në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 15 February 2018

Nga raporti i Policisë është bërë e ditur se gjatë të mërkurës në Kamenicë ka ndodhur një incident, ku një vjehrri ka rrahur rejën e tij. Viktima ka marr lëndime trupore, ndërsa sulmuesi është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare (gruan e djalit të tij). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera