Lajme

Vjehrri e rrah të renë, i del telashe me policinë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 25 November 2021

Një grua nga Prishtina ka raportuar vjehrrin e saj në polici, pasi është sulmuar fizikisht prej tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, me ç’rast viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër  kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull  kosovar (vjehrrin e saj)  është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera