Lajme

Vjedhjet thëngjilli në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 15 April 2019

Një person është kapur nga Policia e Kosovës duke vjedhur thëngjill më kamionin e tij.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raporti 24 -orësh , shkruan gazeta inFokus.

“Njësia policore ka vërejtur të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili me kamionin e tij ishte duke vjedhur thëngjill nga shiriti transportues i thëngjillit, ku i dyshuari me të vërejtur njësitin patrullues ka ikur nga vendi ngjarjes duke mos u ndalur në shenjen e Policisë për t’u ndaluar” thuhet në këtë raport.
Familjarët e të dyshuarit gjatë arrestimit të tij kanë penguar njësitin policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera