Lajme

Vjedhje të rënda

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 03 June 2017

Ar me vlerë prej 560 mijë denarë dhe para janë vjedhur nga persona të panjohur në dy raste të ndara në Tetovë dhe Gostivar, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vjedhja në Tetovë është kryer në shtëpinë e M.M (47) në rrugën “Jordan Zllatanoski” në periudhën prej orës 19:00 deri 22:30, përderisa pronari me familjen nuk kanë qenë në shtëpi. Vjedhësit kanë hapur derën e drurit në ballkon, janë futur në shtëpi dhe kanë marrë dy kutia të kuqe në të cilat ka pasur lloje të ndryshme të arit, 300 euro, letra e njoftimit dhe libreza e shëndetësisë e gruas së pronarit”, tha Josifovski.

Sipas tij vlera e përgjithshme arrin deri 400 mijë denarë, ndërsa policia ka kryer hetim dhe punon për zbardhjen e rastit.

-Advertisement-

“Vjedhja në Gostivar, sipas I.M (42) nga rrethina e Shkupit, është realizuar në furgonin e tij zyrtar mes orës 12 dhe 14:30, përderisa ai me kolegun e tij R.I (27) kanë qenë duke kryer lutje në objektin fetar në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar. Vjedhësi ka marrë fanelën në të cilën ka qenë fitimi ditor i firmës me rreth 2.500 euro dhe telefon celular”, shpjegoi Josifovski për vjedhjem në Gostivar./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera