Lajme

Vjedhje në Ferizaj, hajnat godasin me shufër metalike viktimën

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 25 October 2021

Një person nga Ferizaj ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e kushëririt të tij, shkruan Gazeta Infokus.

Të dyshuarit kishin sulmuar me shufër metalike . të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e kushëririt të tij, me ç’ rast i njëjti është sulmuar me shufër metalike nga të dyshuari, të cilët  janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore.

Rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera